Miliona euro të shpenzuara për pemë e lule dekorative nëpër rrugët nacionale te Shqiperise, kanë shkuar dëm.
Nga Tirana deri në Vlorë, në dy anët e rrugëve apo autostradave lule e pemë të mbjella janë tharë. Janë lënë si të ishin mall pa zot edhe pse janë blerë me paratë e buxhetit të shtetit.
Shumëkush i kujton lulet që zbukuruan trafikndarëset e kësaj autostrade dhe debatin që shkaktuan shpenzimet. Dy vjet me pas, nuk ka mbetur asgjë.
Nëse kalon më tej, në rrugën nga mbikalimi i Shkozetit në Plepa, përballesh me të njëjtën pamje. Gjatë rikonstruskionit të kësaj rruge, fatura e të cilës së bashku me dekorimin, i kushtoi buxhetit 8 milion euro, kryeministri Edi Rama tha se paratë për to duheshin shpenzuar për të ndërtuar imazhin turistik të vendit.
“Kjo është një rrugë turistike që vetëm turistike nuk mund të quhet, në kushtet që është konceptuar dhe ndërtuar copa-copa dhe me gjithfarë lloje plehrash e magazinash natyrore. Bëjmë një transformim absolutisht rrënjësor”, ka deklaruar Kryeministri Rama në 8 tetor 2014.
Dy vite më pas edhe këtu gjithcka ka ndryshuar. Askush nuk kujdeset më për gjelbërimin, pemët apo lulet dekorative, pjesë e shpenzimeve 8 milionë Euro.
Nga Plepat në Vlorë, është bërë edhe shpenzimi më i madh për gjelbërimin.
Kompania “Garden Line” fitoi tenderin 1 milion dollarë për të mbjellë pemë dekorative në 106 kiliometrat e të dy anëve të rrugës. Por gjithë kjo shumë duket se ka shkuar dëm.
Pemët dekorative nuk kanë shpëtuar në asnjë segment. Këto janë pamjet në aksin Lushnjë – Fier. Veç thatësirës nga mungesa e mirëmbajtjes, dëme ka edhe nga zjarret.
Edhe në kilometrat që lidhin Fierin me Vlorën sheh pemë të thara në të dy anët.
As rotondot nuk i kanë shpëtuar tharjes dhe zhdukjes së bimëve të mbjella.
Paratë për mbjelljen e pemëve dekorative po shkojnë dëm edhe në rruge të tjera, madje disa edhe shumë syrit të qeveritarëve.
Ky është rrethrrotullimi në dalje të Tiranës, apo në hyrje te Saukut. As afërsia me kryeqendrën e vendit nuk ka arritur të shpëtojë lulet për të cilat u shpenzuan jo pak para, me qellim që investimi të dukej i bukur.
I gjithë ky dëm po shkaktohet vetëm për shkak të mungesës së mirëmbajtjes. Pemët dhe bimët dekorative po thahen, sepse rrugët duket se tashmë janë në mëshirë të fatit. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se prej disa muajsh nuk është me ai mirëmbajtësi i rrugëve kombëtare, por janë 4 kompani që kanë fituar tenderin me financim të Bankës Botërore, për të mirëmbajtur të gjitha rrugët e Shqipërisë.
Janë këto kompani që duhet të kujdesen si për asfaltin, sinjalistikën dhe gjelbërimin e këtyre akseve kombëtare. Por edhe pse tenderat i kanë fituar prej muajsh, asnjë pikë ujë nuk i është hedhur gjelbërimit të rrugëve nacionale. Kush do ta paguajë këtë dëm? Kompanitë që nuk kanë bërë mirëmbajtjen apo sytë do të mbyllen dhe për dëmin do të futet sërish dora në thesin e buxhetit të shtetit! TV KLAN
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...