Këtë vit muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit u mbyll me 11.750 mamomgrafi falas për gratë dhe vajzat.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili thekson se 922 prej tyre u kryen nga njësitë lëvizëse të shpërndara nëpër vend. Mirëpo, shifrat e larta janë positive edhe në një tjetër aspekt.
Sipas Ramës, ato dëshmojnë ndërgjegjësimin në rritje të shoqërisë sonë.
“Këtë vit ‘Tetori Rozë’ u mbyll me 11.750 mamomgrafi falas për gratë dhe vajzat, ku 922 prej tyre të kryera në njësitë lëvizëse të hapura cep më cep Shqipërisë përgjatë muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, çka dëshmon edhe për ndërgjegjësimin në rritje të shoqërisë sonë. Vetëm përpara”- shkruan Rama.
Termokosi shpërndan faturat këtë fundjavë
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...
NASA, ekspozitë për ndryshimet e vazhdueshme që përjeton Tok...
Emigrantët dalin nga qendra pritëse në Shëngjin – pritet të ...
Durrës, shkarkohen nga anija, kontejneret me mbetje të dyshu...
PDK’ja nesër mban konferencë për media