Muaji tetor njihët ndryshe edhe si muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
Për këtë rast, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën me thirrje drejtuar grave dhe vajzave që të kujdesen për veten e tyre, duke bërë mamografinë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka kërkuar përkujdesje ndaj grave, motrave dhe vajzave që të kryejnë kontrollet e nevojshme mjekësore për të parandaluar kancerin.
“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...