Në kuadër të tetorit Rozë në Gjirokastër vazhdojnë ende aktivitetet sensibilizuese për parandalimin e kancerit të gjirit tek gratë dhe vajzat.
Në bulevardin kryesor të qytetit u zhvillua një marshim sensibilizues ku pjesëmarrësit apeluan për diagnostikimin në kohë të kësaj sëmundje.
” Një tubim, marshim në dobi dhe vetëm në interes të parandalimit të kancerit të gjirit, unë ju bëj thirrje të gjitha grave, të gjitha vajzave, të gjitha nënave, të gjitha motrave që ti bashkohen nismës për të bërë ekzaminimin me eko apo me mamografi pranë spitalit rajonal të Gjirokastrës ku ekzaminimi është falas”,-tha Edi Sinojmeri, drejtor i shëndetit publik, Gjirokastër.
Edhe në zonën muzeale u promovua “Rrugica rozë” për sensibilizimin e të gjithë shoqërisë për luftimin sa më të hershëm të kancerit të gjirit.
“Në simbolikë të muajit më të cilin ne jemi, i kemi dhuruar këtë rrugicë për t’ju treguar të gjithëve femrave dhe grave që nuk është vetëm tetori muaji rozë por është çdo ditë e vitit një ditë që ato tja kushtojnë vetes së tyre, pra kalimi në këtë rrugë le të sjellë në vëmendje të të gjitha grave që ato janë shumë të rëndësishme për të gjithë shoqërinë dhe duhet të kujdesen maksimalisht për veten e tyre”,-tha Albana Hasanaj, drejtore e zyrës vendore arsimore.
” Sensibilizohemi të gjithë në mbështetje të grave të forta, të grave që falin jetën dhe e bëjnë jetën më të bukur”, Matilda Gushi, mësuese.
Në spitalin e Gjirokastrës përgjatë muajit tetor ka patur një interes të shtuar për kryerjen e mamografisë mjekësore. Vitet e fundit në zonën e Gjirokastrës po regjistrohen raste në rritje të grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit./euronews
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...