Zv/kyteministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, e shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë Albana Kociu, ishin të pranishme në një aktivitet në kuadër të ndërgjegjësimit të lutës ndaj kancerit të gjirit.
Balluku tha se lufta ndaj kancerit të gjirit duhet bërë në çdo ditë të vitit.
Në fjalën e saj, zëvendëskryeministrja Balluku e konsideroi të rëndësishëm zhvillimin e këtij aktiviteti ndërgjegjësues për mbrojtjen e shëndetit të grave: “Kujdesi për shëndetin e grave duhet të jetë i vazhdueshëm dhe çdo ditë të vitit sepse një grua nuk mban përgjegjësi vetëm për shëndetin e saj. Një grua është përgjegjësi për familjen e saj, për fëmijët dhe për prindërit. Kështu që sa herë e lini veten pas dore, kujtohuni sa persona keni në përgjegjësinë tuaj dhe këtu flas vetëm për familjen, nuk flas edhe për ato që ndërtojnë çdo ditë punën, ekonominë dhe që drejtojnë sektorë, ndërmarrje”.
“Është kënaqësi që të jemi këtu sot pasi bëhet fjalë për një nga ndërmarrjet më të mëdha të prodhimeve elektrike. Kjo është ndërmarrja koreane “Yura” e ndërtuar këtu në Shqipëri duke filluar nga vit 2018 kur ka nisur procesi aplikimit për investitorin strategjik dhe ne jemi shumë krenarë për këtë ndërmarrje pasi ka filluar me një numër të vogël punonjësish dhe sot ka 1903 punonjës, prej të cilave kemi 120 zonja që operojnë këtu dhe kjo na bën akoma më të përgjegjshme dhe ndaj zgjodhëm që me njësitë tona lëvizëse të depistimit të gjirit, mamografisë, të vinim tek “Yura”. Kërkesa në qarkun e Fierit ka qenë shumë e lartë këtë vit për këto njësi depistimi prandaj do vazhdojmë edhe në muajt në vazhdim”, theksoi Balluku.
Ndërsa ministrja Koçiu tha se këto njësi të lëvizshme po i shtrijnë në të gjithë vendin, edhe në zonat më thella rurale aty ku gruaja shpesh merret me punët e përditshme duke e lënë veten pas dore.
“Po i çojmë aty ku është e pamundur për të aksesuar lehtësisht një qendër shëndetësore, një spital bashkiak apo rajonal dhe janë mundësia më e mirë për t’i ofruar grave, vajzave, zonjave diagnostikim për të kapur në kohë një sëmundje që për fat të keq është një sëmundje që po përhapet shpejt. Lajmi i mirë është që mbi 90% e rasteve që kapen shpejt në kohë janë plotësisht të kurueshme. Kështu që jo pa qëllim i dedikojmë një muaj të tërë ndërgjegjësimi, por që ky ndërgjegjësim nuk do duhet të jetë vetëm në tetor. Do të duhet të jetë përgjatë çdo dite të vitit”, theksoi Koçiu, duke shtuar se njësitë e lëvizshme të mamografisë do të jenë në dispozicion gjatë gjithë muajve të vitit.
/rtsh.al/
“M’ke shajtë me rob”, vazhdon përplasja mes Sarës dhe Xuxit
Eltoni rrëfen mes lotësh për takimin me Parashqevinë: Është ...
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës për...
Atentat me armë zjarri në Vlorë -Plagosen 2 persona, njëri p...
Zelensky takon liderët e BE-së në Bruksel, para kthimit të T...
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vje...