Google ADS

Tetëvjeçarja sllovake goditet për vdekje nga makina në Gjirin e Lalëzit

22:12 | 7 Korrik 2024
E.H

Një tetë-vjeçare nga Sllovakia ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 18-vjeçar në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit.

E mitura ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme