Presidenti Bujar Nishani ka uruar 8-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku shprehet se nga një vend i konsumimit të sigurisë, vendi ynë tashmë është prodhues i sigurisë.
“Tetë vite më parë, Shqipëria arriti të bëhej me meritë pjesë e Aleancës më të madhe politike-ushtarake që ka njohur njerëzimi, duke u shndërruar në saje të reformave të ndërmarra, edhe të mbështetjes së pakursyer të aleatëve tanë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga një vend konsumues të sigurisë, në një vend që jo vetëm prodhon siguri, por jep kontributin e vet të qenësishëm në ruajtjen, lartësimin dhe promovimin e vlerave dhe parimeve botërore të hapësirës së lirisë e demokracisë anembanë botës”, thuhet në mesazhin e Nishanit.
Për kreun e shtetit, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në 2009 është arritja më e madhe historike “dhe merita e suksesi u takon të gjithëve që kontribuuan e vazhdojnë të kontribuojnë me dinjitet, duke bërë që flamuri kuq e zi të valëvitet krenar në Bosnje dhe Hercegovinë, Irak, Afganistan kudo ku trupat paqeruajtëse dhe misionet e Aleancës shërbejnë me profesionalizëm e përkushtim”.
Si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Nishani shpreh bindjen se ushtarakët e meritojnë plotësisht respektin e besimin e popullit./Arbresh.info/
“Po mendoj me dal krejt”, Gjesti shpërthen në lot pak para ‘...
Muric në formacionin e muajit sipas faqes WhoScored
Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Tea...
Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpush...
Lela me vallëzim të nxehtë, Driloni nga larg e shikon
Fenerbahçe e Mourinhos kthehet fuqishëm në garë për titull