Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali pasi në kasafortën që mbante në shtëpi iu gjetën të fshehura 8 kg kokainë dhe 60 mijë euro.
49-vjeçari u ndalua në Castellanza për një kontroll rutinë.
Shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë publik u ndalua nga ushtarakët në zonën e Castellanza-s teksa ishte në këmbë duke mbajtur një qese prej pëlhure.
Gjatë kontrollit brenda qeses iu gjet 500 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë.
Kontrolli i mëpasshëm në shtëpinë e tij bëri të mundur gjetjen e 7.5 kg shtesë kokainë, të cilat ishin fshehur mirë në vende të ndryshme të shtëpisë. Më tej, në një kasafortë u gjet edhe shuma e parave prej 60 mijë eurosh, të cilat u sekuestruan.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë