Në pesë muajt e parë të këtij viti, në Shqipëri janë vrarë tetë gra. Pjesa më e madhe e tyre për shkak të dhunës në familje.
Krimi i parë gjatë 2023, që do të trondiste vendin ndodhi më 27 janar, shkruan abcnews.al.
80-vjeçari Xhevit Sinani vrau me sëpatë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani 72-vjeç. Krimi i dyfishtë Brenda familjes ndodhi në Gramsh.
Pesë ditë më pas, Dan Hutra plagosi me thikë në Tiranë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi dhe më pas në Kodër Kamzë plagosi me armë ish-bashkëjetuesen Elena Hysa dhe nëna e saj. Ndërsa të vrara mbetën e motra Mevlute Hysa dhe kunata Hasime Dafku.
Ngjarja makabre nuk do të mbetej me aq, teksa autori Dan Hutra, po në Kamzë vrau me të njëjtën armë Etleva Kurtin, për shkak të konflikteve që kishte pasur në burg me vëllanë e saj.
Mbrëmjen e 12 marsit, në lokalin e Fatjon Muratit që ishte objekt atentati, u vra gabimisht banakierja Mimosa Paja. Ndërsa në orët e para të mëngjesit të datës 8 prill, Roland Sinani vrau me armë nusen e vëllait të tij, Migena Sinanin.
Gjithsej që në janari deri më tani, në të gjithë vendin kanë ndodhur 18 vrasje që kanë shkaktuar 21 viktima. 7 prej këtyre ngjarjeve janë krime në familje.
TABELA
GRATË E VRARA NË 5 MUAJ
27 janar vritet Zeqine Sinani
1 mars vritet Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku
1 mars vritet Etleva Kurti
12 mars vritet Mimoza Paja
8 prill vritet Migena Sinani
17 maj vritet Alma Qevani
3 qershor vritet Zeniat Muhollari
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...