Google ADS

Testi i drogës përjashton policen e parë nga detyra

01:35 | 22 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

“Një muaj nga nisja e kryerjes së testit të drogës te efektivët e Policisë, është marrë masa e shkarkimit nga detyra për një punonjëse pranë Drejtorisë së Elbasanit, e cila rezultoi përdoruese e kokainës”.

Burime të Tv Klan thanë se aktualisht strukturat përkatëse, pritet të marrin të njëjtën masë edhe për një tjetër efektiv i cili është nën hetim administrativ

Fillimisht, një numër i konsiderueshëm punonjësish në disa komisariate të vendit rezultuan të ishin pozitivë, thënë ndryshe, përdorues droge në bazë të testeve.

Por rezultatet u kundërshtuan në bllok, duke bërë që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë të siguronte nëpërmjet rregullores që do kryhej një tjetër kontroll i imtësishëm dhe testi të ishte vetëm indicie.

Në bazë të ligjit, pas një testi pozitiv, është Drejtoria e Standardeve që nis ecurinë disiplinore deri në vërtetimin ose jo që punonjësi i policisë është përdorues droge.

Testi drogës pritet të jetë periodik dhe ai do të shtrihet nga efektivët e nivelit bazë deri tek drejtuesit e uniformave blu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme