Një familje është terrorizuar mbrëmjen e sotme në fshatin Vishnje të Tiranës.
Një person, që dyshohet i armatosur, ende i paidentifikuar ka tentuar që të futet në oborrin e banesës së Sh. A.
Por në momentin që ishte në oborr dhe po tentonte që të futej brenda në banesë është pikasur nga pjesëtarët e familjes, që kanë reaguar të alarmuar.
Policia thekson se nga veprimet paraprake rezulton se personi, që nuk përjashtohet që të jetë nisur për të grabitur nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjesëtarët e familjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza