Termometri shënon minus 21 gradë në veri të Shqipërisë

16:12 | 7 Shkurt 2023
E.H

Shqipëria është përfshirë nga temperatura ekstremisht të ftohta.

Sipas sinoptikanëve e marta dhe e mërkura janë diëtt më të ftohta në shqipëri ku termometri do të regjistrojë -15 gradë në zonat malore, por për shkak të erës së ftohtë do të ndihen disa gradë më tepër.

Në Shkodër temperaturat kanë arritur mbi -15 në zonat malore.

Por pavarësisht kësaj, përgjegjësi i autoritetit verior të rrugëve Hajrullah Sylja thotë se të gjitha akset janë të kalueshme por nevojiten gomat dimërore.

Sylja thotë se çdo aks ka të paktën 3 borëpastruese, ndërsa në Qafë-Thore ky numër shkon në 6.

Temperatura të ulta dhe ngrica janë regjistruar edhë në Pogradec.

Ngricat kanë dhënë pamje piktoreske nga liqeni i Pogradecit.

I ftohti siberian do të na shoqërojë deri ne fundjavë me temperatura disa gradë nën zero./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme