Mbrëmja e kësaj të martë është nga më të ftohtat e këtij dimri dhe termometri ka zbritur disa gradë nën zero. Më e vështirë është situata për një pjesë të madhe të Tiranës që ka mbetur pa energji elektrike.
OSHEE njoftohet nga operatori i nënstacionit Rajonal të OST se është stakuar çelësi 20kV i Transformatorit nr3. Për rrjedhojë, janë stakuar edhe çelësat 20kV të të gjithë fidrave të këtij seksioni.
OSHEE thotë se paralelisht me informacionet që po jep OST, OSSH po bën manovrimet e mundshme për tu dhënë energji institucioneve të rëndësisë së veçantë, përmes skemave unazë.
Zonat pa energji janë: Rr Siri Kodra, Bajram Curri, Frigoriferi, Rr Mine Peza, 8 Marsi, Mehmet Brocaj, Rr Ferit Xhajko, Gjon Buzuku, Ibrahim Buzhiqi, 5 Maji( pjeserisht), Medreseja, Rr. Niko Avrami, Allias, Halil Beka, Njazi Meka, Serat, Qendra Spitalore “Nene Tereza”, SHISH, Shik, Spitali Ushtarak, Rr Besa, Rr 5 Maji, Rr e Dibres, TV brenda territorit të ish-Kinstudios, Bathore dhe Reparti Ushtarak 1006.
Nisur nga ankesat e shkumta të qytetarëve në rrjetet sociale, OSHEE thotë se numrat e vendosur ne dispozicion nga dispeceria Tiranë janë në funksion të plote, por lidhja me to është paksa e vështirë për shkak të fluksit./lapsi/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League