Për shkak të dëmeve që kanë pësuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, shkollat e 9-vjeçares dhe ato të mesme në kryeqytet, me qindra nxënës janë detyruar të zhvendosen nga shkollat e tyre për të vazhduar vitin mësimor.
Drejtoria arsimore e Tiranës raporton për 14 shkolla të mbyllura plotësisht. Njëra prej tyre, ajo në Pezë të Madhe është shembur, kurse të tjerat janë vlerësuar se kanë dëme në masë të tillë që nevojitet të rindërtohen. Për momentin nxënësit e këtyre shkollave po i zhvillojnë orët e mësimit me turne në struktura të tjera arsimore.
Pjesa më e madhe e shkollave, 8 të tilla, janë në zonat rurale të Tiranës, kurse 5 të tjera në qytet, ndërkohë përveç njërës që është shkollë e mesme, të tjerat janë 9-vjeçare. 3 shkolla të tjera hapen pjesërisht, ku mes tyre është dhe shkolla e mesme e gjuhëve të huaja, “Asim Vokshi”. Po ashtu, shkollat 9-vjecvar, “1 qershori” dhe “Ali Demi” do të rikonstruktohen. Procesi mësimor në zonat e prekuar nga tërmeti u ndërpre për gati dy javë për të rinisur në 9 dhjetor./TCH
Prokuroria e Posaçme dërgon për gjykim deputetin demokrat As...
Osmani bisedon me O’Brien për sulmin në Zubin Potok
Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të ...
Imitimi i banorëve të shtëpisë nga Gjesti shkakton të qeshur...
Erdogan bisedon me Putinin për konfliktin në Siri
Zelensky: Ukraina po përshpejton prodhimin e raketave të rej...