Ka nisur me një minutë heshtje seanca e sotme plenare në Kuvend, me kërkesë të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi në nder të viktimave të tërmetit tragjik.
“Zonja dhe zotërinj deputetë. Si sot, një vit më parë, Shqipëria u godit nga tërmeti më i fuqishëm i dyzetë viteve të fundit.
Durrësi, Thumana, Tirana, Laçi Lezha ishin zonat më të goditura. 51 jetë njerëzore u humbën dhe mbi tre mijë njerëz u plagosën. Disa mijra familje mbetën të pastreha.
Në shenjë dhimbjeje e respekti për 51 qytetarët që humbën jetën nga tërmeti, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.
Pushofshin në paqe!”, u shpreh Ruçi.
Më tej ai u shpreh se tërmetit iu kundërpërgjigj një solidaritet i fuqishëm njerëzor. Ruçi theksoi se Kuvendi inkurajon punën e Qeverisë për realizimin e objektivave të rindërtimit edhe në kushtet e kostove që imponoi pandemia.
“Tërmetit të 26 nëntorit, kësaj goditjeje natyrore iu kundërpërgjigj një solidaritet i fuqishëm njerëzor.
Qindra mijra qytetarë kontribuan me sa mundën për të lehtësuar barrën e përballimit të pasojave të tërmetit.
Sfida e qytetarëve po mund sfidën e natyrës.
Përgjigja e Qeverisëe institucioneve edhe solidariteti i qytetarëve shqiptarë inspiruan mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare.
Konferenca e donatorëve e shkurtit 2020, me moton “Bashkë për Shqipërinë”, mobilizoi për rindërtimin një ndihmë jashtëçdo parashikimi: 1.15 miliardë Euro, prej të cilave 300 milion dhuratë.
Përpjekjet tona për rikthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre të rindërtuara apo të reja, nuk u ndalën, nga pandemia e Covid-19, e cila shpërtheu në kulmin e rindërtimit.
Kuvendi inkurajon punën e Qeverisë për realizimin e objektivave të rindërtimit edhe në kushtet e kostove që imponoi pandemia.
Fuqia, shpresa dhebesimi janë më të mëdha se goditja e tërmetit e ankthi prej pandemisë.
Solidariteti e dashuria njerëzore prodhojnë rezultate më të mira se ndarja e konfliktet”, tha ai.
Kujtojmë se në seancën e sotme plenare mungojnë kryeministri Edi Rama dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, pasi janë nisur në një vizitë urgjente në Dubai, të Emirateve të Bashkuara Arabe./abcnews.al
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...