Tronditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit tërmeti 6.4 ballë, me epiqendër 10 kilometra nga Shijaku, 9km në veri të Durrësit dhe 33km në perëndim të Tiranës. Pamjet e kamerave të sigurisë në një market kanë filmuar momentin e lëkundjes së tërmetit. Në video shihet se shishet bien përtokë e thyhen duke krijuar një skenë të tmerrshme.