Banorët në zonën e Selenicës në Vlorë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga lëkundjet e tërmetit kanë rrëfyer momentet e frikshme.
Një banor thotë se lëkunjdet ishin të forta, aq sa filluan të binin edhe gurë nga mali.
“Në shtatë e gjysmë unë isha te shtëpia ime dhe e ndjeva fort dhe u tremba. Qe aq e madhe sa ranë dhe gurë nga mali, pastaj pati lëkundje gjatë natës. Unë isha me djalin, dajli fjeti jashtë, por lëkundej shtëpia”, shprehet banori.
Po ashtu ata thonë se vitet e fundit nuk ka pasur lëkundje tërmeti.
Ndërsa prefekti tha se nesër në orën 12:00 do të mbledhë shtabin e emergjencave.
Prefekti: Unë kam folur me kreun e bashkisë selenicë dhe nesër në orën 12:00 do të mbledh shtabin e emergjencave. Duke patur parasysh që tërmeti i parë ka ndodhur në datë 14 dhe i fundit sot në mëngjes kam porosituar që të bëjnë kujdes, sidomos në zonat e rrezikshme i kam thënë që të rrinë jashtë banesave që rrezikohen nga këta shkëmbinjë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?