Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues, që goditet këtë të hënë Turqinë dhe Sirinë.
“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata!”, shkruan Begaj.
Kreu i shtetit thotë se janë pranë autoriteteve turke dhe familjeve të prekura nga tërmeti, i cili kishte magnitudë 7.8 i shkallës rihter.
Kjo situatë e rëndë ka zgjuar dhe komunitetin ndërkombëtar, të cilët kanë shprehur solidaritet dhe kanë ofruar ndihmë për Turqinë. Forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punë për të nxjerrë njerëz, që kanë mbetur poshtë rrënojave të pallateve të shembura./abc
Plagosi viktimën me armë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë...
Vdes pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Mevlude Hajdari
Arteta tregon gjendjen e Kai Havertzit pas goditjes që mori ...
Plagoset më armë zjarri një person në Prishtinë
Vidhet një pushkë gjuetie me leje në Podujevë
E rëndë, ky është 21 vjeçari nga Vushtrria që vdiq tragjikis...