Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin paraditen e sotme, ka shkaktuar më shumë dëme materiale në qarkun e Durrësit, ku edhe është regjistruar dhe epiqendra e tij.
Shtëpi, pallate e dyqane të plasaritura e të dëmtuara janë raportuar në njësitë vendore të bashkive Durrës, Shijak e Krujë, konkretisht në njësitë vendore Manëz, Katund i Ri, Ishëm, Sukth, Maminas, Cudhi dhe Thumanë.
Shtëpia e Altin Kurtit në Manzë është dëmtuar plotësisht. Tavanet janë shembur, muret dhe dyshemeja janë çarë, duke e kthyer në të pabanueshme shtëpinë e familjes prej 5 anëtarësh.
I sapodalë nga spitali për shkak të sëmundjes kardiake nga e cila vuan, Altini pësoi një goditje të fortë gjatë tërmetit, ndërsa dy fëmijët e tij të vegjël ndodheshin brenda shtëpisë duke luajtur.
Fëmijët vetë tregojnë se u fshehën poshtë krevatit të prindërve të frikësuar nga goditjet e forta dhe tavanin që po u binte mbi kokë.
Teksa familjarët tregojnë për panikun dhe dëmet e pësuara, të tjera lëkundje sizmike godasin shtëpinë, duke e kthyer në një rrezik dhe hyrjen në të. Energjia është ndërprerë.
Kryeplaku i fshatit Skënder Huqi ka njoftuar menjëherë Emergjencat Civile për situatën e krijuar, duke kërkuar një çadër apo strehim të përkohshëm për familjen Kurti, të cilës i ka hapur dhe dyert e shtëpisë së tij në këtë situatë emergjence.
Familja me tre fëmijë do e kalojë natën jashtë, duke u lutur që natyra t’u kursejë goditje të tjera dhe në pritje të ndihmës konkrete nga bashkia dhe kushdo tjetër që mund t’u vijë në ndihmë.
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...