Sipas një informacioni të dhënë ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë për gjendjen e të lënduarve si pasojë e tërmetit, 913 është numri i të lënduarve dhe 50 persona është numri i personave të cilët kanë humbur jetën nën rrënoja.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Traumës janë paraqitur 13 qytetarë me lëndime të lehta dhe aktualisht 34 pacientë janë shtruar në këtë spital si pasojë e lëndimeve nga tërmeti.
Bëhet me dije se gjendja e të lënduarve paraqitet e mirë, me përjashtim të një vajze e cila sipas mjekëve nuk mund të transferohet jashtë vendit, e ndërsa tre pacientë të tjerë janë transferuar në Itali për një trajtim të specializuar.
Në spitalin e Durrësit janë tre pacientë në gjendje të stabilizuar.
Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spital,janë kryer 1500 vizita mjekësore, ndërsa 700 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë.
Njoftim i plotë:
Informacion i përditësuar për gjendjen e të lënduarve si pasojë e tërmetit
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Traumës janë paraqitur 13 qytetarë me lëndime të lehta dhe aktualisht 34 pacientë janë të shtruar në këtë spital si pasojë e lëndimeve nga tërmeti. Gjendja e të lënduarve paraqitet e mirë, me përjashtim të një vajze në gjendje të rëndë, e cila sipas mjekëve nuk mund të transferohet jashtë vendit. Ndërsa tre pacientë janë transferuar në Itali për një trajtim më të specializuar. Në spitalin e Durrësit aktualisht po marrin trajtim vetëm tre pacientë, në gjendje të stabilizuar.
Janë 913 të lënduar si pasojë e tërmetit që kanë marrë trajtim në spitale.
Përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë rreth 1500 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa mbi 700 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritur në Durrës. Me ekipet e ngritura në terren është siguruar pajisja me medikamente për të sëmurët kronikë.
Të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti vijojnë të jenë në gatishmëri të përforcuar./TCH
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...