Tërmeti lëkund sërish Shqipërinë, 4.3 ballë ndihen në Tiranë pas mesnate

01:14 | 6 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Ka qenë ora 00:49 kur qytetarët kanë ndjerë sërish lëkundje tërmeti në Tiranë.

Informacionet e para flasin për një tërmet 4,3 ballë me epiqendër në detin Adriatik.

Mësohet se nuk ka asnjë dëm material nga ‘shkundja’ e datës 6 Korrik.

Në fakt, sizmiolohët e kanë paralajmëruar se dhjetëra lëkundje pritet të ndodhin pas tërmetit të 4 korrikut dhe se nuk ka vend për panik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme