Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka në një dalje për mediat në lidhje me gjendjen e vendit pas tërmetit nënvizoi se deri më tani janë mbi 4 mijë banorë e kanë të pamundur të rikthehen në banesat e tyre.
Xhaçka tha që janë me dhjetëra pallate e qindra e banesa të shkatërruara, me dhjetëra e qindra të tjera që presin të identifikohen. Prandaj duhet durim, bashkëpunim dhe besim.
Gjithashtu ministra theksoi që sot ka nisur ekspertiza për çdo banesë të dëmtuar nga specialistë të huajë dhe vendas, ndërkohë që janë shpërndarë 1 mijë çadra, si zgjidhje emergjente dhe jo afatgjatë.
Olta Xhaçka: Deri tani 4 mijë banorë e kanë të pamundur të rikthehen në banesat e tyre. Janë qindra shtretër që janë në dispozicionin tuja. Ju lutem mos qëndroni në banesat tuaja të dëmtuara deri në ekspertizën përfundimtare. Situata në banesat e dëmtuara është po aq e rënduar sa ditën e parë, sot ka nisur ekspertiza me specialistë të huaja dhe vendas. Ekipet e tona janë në të gjitha zonat e dëmtuar, më konkretisht janë në Thumanë, Fushë Krujë, Bubq, Ishëm, Marikaj, Vorë, Kurbin, Lac, Rrogozhine, Kamëz, Durrës dhe Tiranë. Garantoj të gjithë qytetarët që jemi gati dhe askush nuk do të mbetet në rrugë. Jemi duke bërë gjithçka për të ngritur çadra për të përballuar reshjet. Janë shpërndarë 1 mijë çadra, po komunikojmë me vende partnere.
Theksojmë se zgjidhja me çadra është emergjentet dhe jo afatgjatë
Jemi shumë të ndërgjegjshëm që situata psikologjike është shumë rënduar, gjendemi pranë çdo familje, më shumë se kurrë na duhet mirëkuptimi, durim dhe bashkëpunimi i tyre.
Ende nuk ka një bilanc të qartë se sa është numri i objekteve të shkatërruara nga tërmeti./oranews
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...