Rajoni i Durrësit vazhdon të regjistrojë termete te shumta pas lëkundjeve deri në 6 ballë që u regjistruan të mërkurën.
Sipas buletinit të IGJEUM, nga mesnata e të mërkurës deri pasditen e të enjtes janë regjistruar 13 termete të gjitha me qepidender në zonën e Durrësit.
Sizmiologët kanë thënë se pas tronditjeve të forta që ndodhën dje, aktiviteti sizmik mund të vazhdojë edhe për disa ditë me radhë por me lëkundje gjithnjë e më të lehta pa pasoja.
Raportohet se një numër banesash janë dëmtuar në Durrës, Krujë dhe Lezhë si pasojë e termetit të së mërkurës.
Ajo që bie në sy është se që prej mesnatës së mërkurë e në vazhdim termetet nuk kanë pasur më shumë fuqi sesa 3.1 ballë./lajmifundit.al
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare