Lëkundjt sizmike kanë vazhduar edhe mëngjesin e kësaj të diele, duke e çuar në 580 numrin e tyre që nga lëkundja e parë e ditës së mërkurë, e cila u regjistrua me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.
Sizmologët thonë se nuk ka vend për panik, sepse kjo është situatë normale, pasi çdo tërmet pasohet me lëkundje të tjera të vogla sizmike. Edhe tërmeti i mëngjesit të kësaj të diele e ka pasur epiqendrën në Gjirin e Lalzit.
“Goditja e fundit është regjistruar në orën 4:30 të kësaj të diele, me intensitet 2.3 Rihter dhe që nga ai moment nuk ka pasur thuajse fare lëkundje. Është një situatë normale, kjo tregon se situata ka ardhur duke u qetësuar. Është një aktivitet normal në atë zonë, ka ndodhur edhe më parë”, thekson Ardian Minarolli.
Gjiri i Lalzit njihet si zonë sizmike, por impakti duket të jetë më i madh për shkak se në këtë periudhë është ndër zonat më të frekuentuara nga pushuesit. Rrjetet sociale, por edhe portalet me titujt e tyre bombastikë shtojnë panikun në popullatë./Top Channel/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...