Tërmet në Shqipëri

12:24 | 24 Mars 2023
A. B.

Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të ditës së sotme në zonën mes Korçës dhe Ersekës.

Sipas IGJEUM lëkundja më e fortë ka qenë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ndërsa epiqendra ka qenë në fshatin Mollas.

Ndërsa lëkundjet e tjera kanë qenë më të vogla.

Sipas raportimeve nga bashkitë e Korçës dhe Ersekës nuk ka dëme materiale.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme