Google ADS

Tërmet në jug të Shqipërisë

18:43 | 3 Korrik 2019
Arbresh.info

Shqipëria nuk gjen qetësi nga tërmetet.

Një tjetër tërmet ka lëkundur rreth një orë më parë vendin tonë.

Mësohet se tërmeti me magnitudë 3.5 ballë dhe me thellësi 10 kilometra, ishte me epiqendër 16 kilometra larg Memaliajt.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale, ndërkohë bëhet me dije se qytetarët janë frikësuar nga tërmetet e njëpasnjëshme, raporton Shekulli.

Kujtojmë se ditët e fundit, dhjetëra tërmete kanë lëkundur vendin, më të shumtat me epiqendër Korçën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme