Pas tërmetit gjatë natës, lëkundje të forta në Durrës dhe Tiranë u ndjenë edhe këtë pasdite të cilat zgjatën për disa sekonda.
Sipas IGJEUM magnituda e tërmetit është 4.2 e shkallës Rihter me epiqendër Gjirin e Lalëzit dhe thellësi 6 km.
Sizmiologu, Llambro Duni, nga IGJEUM në një lidhje telefonike për Ora News tha se ka qenë një tërmet i cekët dhe kjo ka bërë që të ketë ndjeshmëri në një rajon të gjerë.
Duni: Madhësia e vlerësuar është 4.2 i shkallës Rihter, thellësia 6 km. Është një tërmet i cekët dhe kjo shpjegon edhe ndjeshmërinë në një rajon relativisht të gjerë. Epiqendra e tij është rreth 1.8 km në jug të fshatit Kuraten në Gjirin e Lalëzit.
Duni shpjegoi se ditët e fundit janë regjistruar disa lëkundje në këtë rajon.
Duni: Ditët e fundit kemi pasur në këtë rajon disa lëkundje. Memndojmë se janë paragoditje të kësaj ngjarje dhe do të pasohet nga disa lëkundje të tjera që shpresojmë se do të vinë duke u ulur.
Ndërkohë që EMSC raportoi se magnituda e lëkundjeve ishte 4.5 e shkallës rihter me epiqendër detin Adriatik.
Shkupi dënon deklaratën e deputetit bullgar për bashkimin e ...
Haradinaj takon strukturat e Aleancës së Gruas në Gjilan dhe...
Ish-presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uas...
Bellingham shënon për epërsinë e Realit
Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për ...
Presidentja Osmani pret nesër në takim zyrtarin amerikan