Google ADS

Tërhiqet Basha, pranon humbjen në 6 mars: I gatshëm që të ndërmarr çdo hap

Lulzim Basha
10:48 | 10 Mars 2022
S D

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh këtë të enjte se është i gatshëm të marrë përgjegjësitë e tij për rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit.

Ai theksoi se është i gatshëm të ndërmarrë “çdo hap që PD-ja të dalë nga kjo situatë”.

“Kemi filluar konsultimet për një reflektim të thellë për humbjen e 6 marsit. Padiskutim që do të marrim përgjegjësitë duke filluar nga unë i pari.

Ne jemi në një proces reflektimi. Në radhë të parë duhet të respektojmë njerëzit që kanë mendimet e tyre. Ky proces do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Synimi është interesi më i mirë i demokratëve. Unë jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë të Partisë Demokratike”, tha Basha./A2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme