Tërbohet 36-vjeçarja nga Durrësi, sulmon dhe godet mjeken në vendin e punës

16:16 | 8 Shtator 2017
Arbresh.info

Një mjeke është goditur nga një grua gjatë orarit të punës në Durrës.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Qendrën Shëndetësore në lagjen numër 4, ku është goditur mjekja me iniciale A. Sh., 28 vjeçe, banuese në Durrës.

Ka qenë 36-vjeçarja me inicialet T. M., banuese edhe kjo në Durrës, ajo që e ka goditur doktoreshën me sende të forta.

Sipas policisë, 36-vjeçarja ka qëlluar mjeken me sende të forta, ka ndodhur për shkak të detyrës.

Njoftimi i policise

Komisariati i Policisë Durrës Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Durrës, për T.M, vjeç 36, banuese në Durrës, pasi dyshohet se më datë 05.09.2017, në lagjen nr. 4, në Qendren Shëndetësore Durrës, për shkak të detyrës, ka goditur me sende te forta mjeken A.SH, vjeç 28, banuese në Durrës. Neni 237 i Kodit Penal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme