Google ADS

Tentuan t’i transportonin 80 kg lëndë narkotike, arrestohen gjashtë persona

19:09 | 23 Tetor 2018
Arbresh.info

Policia ka goditur një grup kriminal në Shkodër, duke arrestuar 6 persona si dhe ka sekuestruar një sasi lënde narkotike.

Në operacionin e koduar “Tamara” u arrestuan Gjeto Pepaj 44 vjeç, Pëllumb Murçaj 42 vjeç, Lazer Murçaj 31 vjeç, Ndue Nilaj 52 vjeç, Kristian Bujaj 18 vjeç dhe Lavdrim Nikaj 34 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë për arsye se, nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore të kryera prej një periudhe kohore disa mujore në funksion dhe të procedimit penal, u arrit që të bëhet goditja finale e këtij grupi kriminal dhe dokumentimi i aktivitetit të tyre. Ky grup e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në qytetet Shkodër, Malësi e Madhe, Mali i Zi, ku në fshatin Tamarë në vendin e quajtur “Prroi i Pojata” po kryenin transportimin e lëndës narkotike, ku në momentin e ndërhyrjes së policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 80 kg kanabis.

Në këtë grup kriminal të gjithë personat kanë patur rolin e tyre ku këta persona në një kohë të shkurtër kanë arritur të sigurojnë lëndën narkotike me qëllim shitjen dhe trafikimin e saj. /tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme