Policia kufitare në Portin e Durrësit ka sekuestruar mbi 176 mijë euro, të cilat po futeshin të padeklaruara në territorin shqiptar.
Policia e shtetit në Shqipëri tha se ka arrestuar dy drejtuesit e autobusit ku u gjetën të fshehura shuma e parave dhe mallrat që tentuan t’i kontrabandonin në Shqipëri.
“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të futur në mënyrë të kundërligjshme në Shqipëri, shuma parash që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, bazuar në inteligjencën policore, finalizuan fazën e 5-të të operacionit policor të koduar “Fluksi”. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të portit të Durrës dhe me autoritetet doganore të këtij porti, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Shtetit, kaloi për kontroll të imtësishëm në vijë të dytë, autobusin që vinte me tragetin e linjës Bari-Durrës, i cili dyshohej se transportonte një shumë të madhe parash dhe mallra. Gjatë kontrollit të imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në brendësi të autobusit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 176 190 euro, 500 dollarë, 50 euro të falsifikuara, një pako me fishekë çifteje dhe një sasi mallrash (qindra shishe verë, pije të tjera alkoolike dhe mallra të ndryshme)”, bëri me dije policia e Shqipërisë.
Në vijim të veprimeve, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Shtetit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. A., 34 vjeç, banues në Berat dhe A. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, të dy drejtues të autobusit ku u gjetën të fshehura paratë dhe mallrat që do të kontrabandoheshin në Shqipëri. /euronews.al/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...