Një vajzë e re në Tiranë nuk e ka përballuar dot stresin, për shkak se kishte ngelur në një prej provimeve të maturës. Në këto kushte, në gjendje të rënduar psikologjike, vajza ka tentuar që t’i japë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku e reja është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë.
Më konkretisht, në banesën ku jetonte, 18-vjeçarja E.G., ka pirë një sasi medikamentesh, pasi kishte ngelur në provimin e maturës, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia.
E reja u dërgua nga familjarët në spital, ku fatmirësisht pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijimësi, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...