Google ADS

Tenton t’i jep ryshfet policit, arrestohet

10:47 | 11 Shkurt 2017
Arbresh.info

Policia në Elbasan ka arrestuar shtetasin I. Al,, 48 vjeç, banues në Kavaj, pasi i njëjti i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim që t’i shmangej masës administrative.

Sipas Policisë, arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në afërsi të fshatit Papërr, ku është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Ford Focus” në shkelje të Kodit Rrugor.

“Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap 1000 lekë punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administraive për parakalim të gabuar. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetin dhe lekët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme