Google ADS

Tentojnë të arratisen, kështu i zbulohet plani

15:33 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Disa persona në paraburgim kanë tentuar të arratisen nga qelia.

Ngjarja është zbuluar më 1 maj dhe është parandaluar nga grupi i sigurisë në Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë Krujë

“Në datë 01 maj 2018, rreth orës 11:52, gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi i sigurisë, në godinën B (siguria e zakonshme), në njërën prej dhomave të katit të parë është konstatuar dëmtim i hekurave të zgarës së dritares së kësaj dhome.

Menjëherë janë marrë masa për sigurimin e të dënuarve që ndodheshin në këtë dhomë si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Në vend kanë shkuar grupe inspektimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ndërsa është njoftuar edhe Komisariati i Policisë së Fushë Krujës.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se dhoma ishte e sigurisë së ulët dhe shpesh herë ishte përdorur për akomodimin e personave të paraburgosur. Pesë personat që ndodheshin aktualisht në këtë dhomë, ishin aty prej jo më shumë se 15 ditësh”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë.

Në përfundim thuhet se hetimet e mëtejshme do të bëjën të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore për autorët. /Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme