Tentoi të vriste një 28-vjeçar, lihet në burg autori

13:15 | 23 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit më burg për, Arjan Shtembarin që tre ditë më parë në Kombinat tentoi të qëlloi me pistoletë, një 28-vjeçar pas një konflikti banal.

Ndërkohë janë liruar, dy personat që u konfliktuan me të Maksimiljan dhe Edison Gashi.

Sipas prokurorisë, fillimisht ka pasur një konflikt banal mes Arjan Shtembarit dhe Edison Gashit. Pas kësaj, 59-vjeçari Shtembari ka nxjerrë një armë zjarri tip pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Gashit, por fatmirësisht pa e plagosur, për shkak se pistoleta është bllokuar.

Më pas ai e ka qëlluar disa herë Gashin me qytën e pistoletës duke e dëmtuar në kokë dhe është larguar me vrap.

Shtrembari në këtë moment është ndjekur nga Gashi që në ndihmë i kanë ardhur edhe Maksimiljan Gashi duke e qëlluar 59-vjeçarin me grushte dhe e mbajtën deri sa mbërriti policia që bëri edhe arrestimin e tij. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme