Gjykata e Lartë e kantonit të Bernit në Zvicër ka dënuar me 10 vjet burgim një shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili akuzohet se tentoi të vriste gruan e tij.
Gjykata e Lartë ashpërsoi me 2 vite e gjysmë dënimin e dhënë nga Gjyakata e Apelit për shqiptarin.
Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2021 në qytetin e Brugg.
Sipas dosjes hetimore, shqiptari ishte përpjekur ta vriste gruan e tij duke e mbytur me rrip.
Burri nuk e kishte pranuar aktgjykimin e Gjykatës Rajonale të Jura Seeland, por kishte ankimuar vendimin në Apel dhe më pas në gjykatën e Lartë, ku kjo e fundit ka rritur dënimin e dhënë ndaj tij.
Krahas dënimit me burg gjykata i ka caktuar shqiptarit një gjobë prej 4 mijë e 500 frangash (4 mijë e 700 euro), dëmshpërblim 1 mijë e 800 frangash (1 mijë e 887 euro) dhe 20 mijë franga (20 mijë e 969 euro) për bashkëshorten e tij./euronews
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...