Fatmir Doko nga Kuçova është arrestuar në kushtet e flagrancës pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien masës.
Mësohet se 50-vjeçari në rrugën “Pavarësia” është kapur nga punonjësi i qarkullimit rrugor duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” pasagjerë pa lejen përkatëse.
Për t’iu shmangur kalimit në komision, ai i ka ofruar punonjësit të qarkullimit rrugor një kartëmonedhë të prerjes prej 1000 lekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal./Top Channel
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...