Për situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit në Kosovë ku serbët janë larguar nga institucionet, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Presidentin rus Vladimir Putin dhe atë serb Aleksandër Vuçiç ë cilët sipas tij pokërkojnë konflikt të ri në Ballkan.
“Ky është një moment jo i lehtë për Kosovën ndaj dhe unë dua t’i shpreh solidaritetin tim qytetarëve të Kosovës dhe të dënoj me forcën më të madhe ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës. E gjitha kjo që ndodh është përpjekje e Vuçiç për të mbajtur shtetin serb në Kosovë. Ai nuk e fsheh këtë.
Përshëndes me këtë rast qëndrimin e vendosur të NATO në mbrojtje të stabilitetit të Kosovës. Sepse Putin dhe Putinin e vogël Vuçiç janë të gatshëm të ndërmarirn një aventurë të re, Serbia e mban konfliktin të varur në gozhdë për ta ndërmarrë kur të gjykojë ajo. Por paralajmërimet ultimative të NATO-s, uroj që mos imagjinojë asnjë lloj përpjekje për destabilizim në Kosovë pasi ndëshkimi do jetë shumë i rëndë”, deklaroi Sali Berisha.
Tensionet e fundit në veri të Kosovës, shpërthyen pas dorëheqjes së përfaqësuesve të Listës Serbe nga institucionet publike në Kosovë. Më 5 nëntor, përfaqësuesit e serbëve ofruan dorëheqjen nga institucionet e nivelit lokal në Kosovë, nga Gjyqësori, Policia, si dhe nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...