Ka patur momente të forta përplasjesh sërish në afërsi të godinës së Teatrit Kombëtar, e cila është rrethuar me kordon policor.
Një sërë qytetarësh kanë tentuar ta çajnë kordonin policor në mënyrë që të hyjnë në brendësi të Teatrit, atje ku një grup arstistësh qëndrojnë prej orësh, madje pa asnjë ushqim apo ujë.
Në protestë ndodhen dhe përfaqësues të opozitës, përfshi këtu edhe sekretarin e përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi.
Situata është tensionuar mjaftueshëm për disa instante teksa pranë forcave të policisë janë afruar dhe disa njësi të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, të pajisur me skafandra dhe shkopa gome.
https://www.facebook.com/mbroteatrin/videos/674188676421131/?__xts__[0]=68.ARC9BhDVQKdPAS3K_ohAEY0EXHcH2e18qPDDGc3JxGrienjcCE_VKjqUFHG7bgZhNyVWSCE-1O2EZ-jgp4KRUOZNNw31d5OFO_0yhQxQZlAtDLZQC5F_q6C16-Xc1ggM-H-nFMBBo47fO2wOpm5mMxZspNe8QmBUiDibgnaW35EsY8vtizNYR_jT7RbUB_UeEmhUMBiwtu3Ck7tYyzB2bQpdXwW8ZCIsv6wkSdZbbx8_MaZmIVbtW04pQnD__JBwOYsigcpDOYazNJFyLDQslKu_VlPAmE9FcidBqB7Wp45zi8shXF2HTmEPRmPAs-d-918k8tBRBye88GYdBOeS2x2WOBqfXigo&__tn__=-R
Aktualisht situata është mjaft e tensionuar dhe disa qytetarë ia kanë arritur ta çajnë kordonin. Qytetarët kanë nisur të thërrasin “poshtë diktatura” dhe turp për qeverinë.
Kjo nuk është përplasja e parë e cila ka ndodhur këtë të mërkurë, në një kohë kur përfaqësues të shtetit kanë ardhur brenda godinës për të inventarizuar materialet e Teatrit, një sinjal ky që për protestuesit dhe artistët shënon dhe afrimin e fundit të godinës, pasi qeveria kërkon ta shembë Teatrin Kombëtar për të ndërtuar një tjetër./Express
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...