Mes debateve dhe përplasjeve më shumë parë kamerave dhe para pushimeve, po mbahet seanca e fundit parlamentare para verës.
Mazhoranca kërkon të votojë ligjin për kanabisin mjekësor dhe atë që mban mjekët e rinj në Shqipëri për 5 vite pas studimeve.
Opozita kërkon të futet në rendin e ditës kërkesa e tyre për çështjen e inceneratorëve, duke kërkuar që në sallën e seancave plenare të vijë kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë që opozita kërkon interpelancë me kryeministrin, kreu i qeverisë inspekton rrugën e re që të çon në plazhet më të bukura të vendit.
Ministrja për Shtetin, Elisa Spiropali në fjalën e saj është shprehur se kjo tashmë është një çështje e rezauruar dhe se drejtësia ka marrë në dorë çështjen, ndaj është e rëndësishme që kuvendi të vijojë me rendin e ditës.
“Ne i respektojmë deputetët. Garda të largohet nga Foltorja sepse ne nuk kemi frikë. Ne s’kemi hezituar kurrë që të përballemi me të vërtetën. Ju nuk është hera e parë që i shpallni socialistët grup i strukturuar kriminal, e keni nisur që në kohën e Fatos Nanos e me radhë. Urgjencën nuk e përcaktoni ju! Urgjenca është një term që është përcaktuar nga Kushtetuta. Pse i bie Faltores o Albana. A ju dëgjuam me orë të tëra.
Dhe prit se është shumë e bukur, ju në kërkesën me mocion thoni të flasin të parët deputetët iniciues të mocionit me debat. Tani sapo panë ato të tjerët që deputetët e Foltores duan të flasin të parin, kërkuan me urgjencë interpelancë, pra urgjencën këtu e keni mes njëri tjetrit” tha Spiropali./abcnews.al
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...