Protesta e banorëve të Astirit është tensionuar pasditen e së hënës.
Banorët kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës dhe gjithashtu kanë kërkuar dëmshpërblim 100% për banesat e tyre. Më pas, ata i kanë vënë zjarrin kazanëve të plehrave dhe janë konfrontuar me policinë.
Disa protestues çanë rrethimin e kantierit të kompanisë për ndërtimin e Unazës së Re dhe u shoqëruan në komisariat.
Protesta e banorëve është në në ditën e saj të 16. Në mbështetje të protestës janë edhe deputetë të PD dhe LSI.
Deputeti i LSI Endriti Braimllari u shpreh: “I bëj thirrje policisë të mos provokojnë banorët. Janë në të drejtën e tyre. Polica nuk është fajtore, Edi Rama përgjegjësi kryesor i kësaj situate fshihet si frikacak dhe nuk vjen të përballet me banorët”.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/196691707881684/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...