Google ADS

Tension në protestën për Jonadën, protestuesit përplasen me policinë

20:11 | 4 Gusht 2022
E.H

Një moment tensioni është regjistruar në protestën homazh në nder të 7 vjeçares Jonada Avdia e cila po mbahet në Tiranë.

Pjesëmarrësit në protestën bën thirrje për grumbullimin e tyre në sheshin pas Ministrisë së Brendshme, por hasën në rezistencën e kordonit të policisë, që ishte vendosur aty për ruajtjen e godinës.

Protestuesit kërkojnë drejtësi për 7 vjeçaren e vrarë në mes të detit nga një skaf i fuqishëm që drejtohej nga një efektiv policie dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, asaj të Turizmit dhe Drejtorit të Policisë.

Momenti i tensionit nuk shkoi më tej në protestë, e cila po vijon paqësisht./A2/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme