Teksa ministrja e re e Financave, Anila Denaj po mbante fjalën e parë të saj në parlament, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.
Sipas opozitës kjo mbledhje e parlamentit nuk mund të vazhdojë pa ardhur Edi Rama në sallë.
“Që në këtë kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit është e qartë. Ju nuk e dini pse jeni këtu. Gjysma prej jush këtu jenë për shkak të një grushti kriminelësh me të cilët keni lidhur fatin tuaj.
Ka 5 vjet që PD denoncon, gjithçka që ne kemi thënë është faktuar, është botuar nga mediat e vendit dhe botës.
Ju pretendoni se nuk ka ndodhur asgjë, ndërsa kryeautori i asgjësimit të zgjedhjeve nuk denjon as të vijë sot. Nuk e mbajnë këmbët? Nuk e mbajnë nervat, s’ka marrë ilaçet, i ka mbaruar pluhuri? Është problemi i tij. Ne nuk mund të pretendojmë për një seancë normale. Ndaj gjëja e parë që duhet bërë kjo seancë duhet ndërprerë”, tha Basha.
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...