Në sallën e gjyqit ku do të jepet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit tentuan të futen edhe disa deputetë të PD, por që nuk janë lejuar nga policia.
Edmond Spaho u shpreh për mediat se policia ka sulmuar deputetët dhe nuk i ka lejuar të futen në sallën e gjyqit. Ai është shfaqur edhe i gjakosur në faqe.
“Do të përplasen me qytetarët, do të përplasen me ne. Forcat e policisë ushtruan dhunë. Me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë të gjatë”, tha Sapho për mediat.
Ndërkohë, seanca ka nisur dhe po zhvillohet pa praninë e mediave./Top Channel/
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë