Google ADS

Temperaturat deri në 40 gradë në Shqipëri

07:29 | 16 Korrik 2023
E.H

Sipas MeteoAlb: Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 40°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 2 në ballë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme