Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Pas mesditës pritet shtim i vranësirave konvektike duke sjellë rrebeshe shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit.
Përjashtim bëjnë zonat bregdetare të cilat mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 18°C minimalja deri në 43°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...