Temperatura deri në 30 gradë në Shqipëri

07:19 | 10 Tetor 2023
E.H

Moti sot në Shqipëri do të jetë i kthjellët, deri pas mesdite kur pritet shfaqje e vranësirave. Si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendin.

Edhe gjatë pasdites, moti vijon nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por mundësia për reshje është thuajse zero.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë orëve të mëngjesit por rënie me 2 gradë C pritet në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Parametri i erës do të jetë kryesisht, mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme