Kuvendi ka pranuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e Teatrit Kombëtar, ligj të cilin kreu i shtetit e ktheu për shqyrtim.
Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi u shpreh se shumica ka vendosur që të pranojë dekretin e Presidentit për të bërë disa ndryshime në ligj, ku më kryesorja është hapja e garës.
“Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të Presidentit. Do të pranojmë dekretin e presidentit duke ndërhyrë në disa nene të veçanta”, tha Shalsi.
Por deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi tha: “Unë nuk e kuptoj se çfarë janë amendimet e një dekreti që është shumë i qartë. Një dekret votohet pro ose kundër”./Top Channel
Letexier gjyqtari më i mirë i vitit sipas IFFHS
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova