Google ADS

Teatri Kombëtar, Kushtetuesja shqyrton sot dy paditë e Metës

10:10 | 3 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Sot Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë e presidentit Ilir Meta për Teatrit Kombëtar, i shembur një vit më parë.

Një ditë para zhvillimit të seancës plenare për dy paditë e dorëzuara nga Presidenti në Gjykatën Kushtetuese, aktivistët për mbrojtjen e Teatrit dorëzuan një dokument me kërkesa ndaj organit të drejtësisë.

Në dokument ata kërkonin që godina e Teatrit të ndërtohej në të njëjtin vend dhe po ashtu siç edhe ishte më parë.

Teatri Kombëtar u shemb orët e para të mëngjesit të 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit.

 

Të ngjashme