Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn ka dërguar një letër zyrtare në lidhje me çështjen e shumëdebatuar të Teatrit Kombëtar, si një kthim përgjigje për kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila i kërkonte BE-së që të shprehej për ligjin e miratuar në Kuvend dhe të kthyer mbrapsht nga ana e Presidentit Meta. Letra është shkruar nga Genovieva Ruiz Calavera, drejtoresha e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Zgjerimit e cila ka shkruar në emër të Johannes Hahn me pëlqimin e këtij të fundit.
Në letër shkruhet se BE i ka kërkuar tashmë informacion të thelluar qeverisë në lidhje me ligjin e shumëdebatuar dhe shumë shpejt do të japë një përgjigje, nëse ky i fundit është konform rregullave dhe i përputhshëm me kërkesat që shtron Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit (MSA) si dhe me ligjet e tjera të BE.
Calavera shton më tutje se Komisioni Evropian do të shqyrtojë me imtësi informacionin shtesë që ka kërkuar dhe do të japë një përgjigje në lidhje me këtë çështje. Në rrjetin social, Aleanca për Mbrojten e Teatrit shkruan këto fjalë mbi këtë zhvillim:
“Genoveva Ruiz Calavera, drejtoresha e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Zgjerimit, sapo na ka dërguar një letër.
Zëri i artistëve dhe qytetarëve të Aleancës është dëgjuar edhe në Bruksel. Insistimi i vazhdueshëm i të gjithëve ka vlejtur. Tashmë Komisioni po merr në shqyrtim ligjin special dhe problemet e tij dhe pritet një opinion prej tyre. Aty propaganda për “punë dhe jo llafe” nuk vlen më.
Urime të gjithëve!”-shkruhet ne rrjetin social te Aleances
LETRA E BE:
Të dashur anëtarë,
Faleminderit për letrat tuaja të 12 e 15 korrikut në adresë të Komisionerit Hahn për Ligjin Special në lidhje me projektin e zhvillimit që përfshin ndërtimin e një ndërtese të re për Teatrin Kombëtar në Shqipëri.
Komisioneri më kërkoi t’ju përgjigjem në emër të tij.
Për fat të keq, për shkak të programit të tij tepër të ngjeshur, Komisioneri nuk kishte mundësi të takonte përfaqësuesit tuaj gjatë vizitës së tij në Tiranë gjatë këtij muaji.
Megjithatë, kemi mbajtur shënim me interesim të madh argumentet tuaj në lidhje me vlefshmërinë e ligjit të sipërpërmendur.
Komisioni u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të ofrojnë informacion shtesë për Ligjin Special, me qëllimin për të parë përputhshmërinë e tij me kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit midis BE dhe Shqipërisë, si dhe përputhshmërinë me rregullat e BE në fushën e ligjit të konkurrencës dhe prokurimet publike.
Pas paraqitjes së informacionit shtesë, tani Komisioni mund të procedojë me shqyrtimin e nevojshëm dhe të angazhohet në mënyrën e duhur me autoritetet.
Juaja sinqerisht,
Genovieva Ruiz Calavera
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
Tiranë
CC: Dërguar edhe zonjës Romana Vlahutin, Kryetare e Delegacionit të BE në Shqipëri (e-maili i eshte derguar dhe Ambasadores Vlahutin)./lapsi.al/
Ylli i PSG pritet të largohet në janar nga francezët
Përplasja mes Drilonit dhe Fitimit, Xheneta i del në krah kë...
Letexier gjyqtari më i mirë i vitit sipas IFFHS
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor